Rama nis të dielën me një risi për adhuruesit e Liqenit të Shirokës
by
69
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka postuar mëngjesin kësaj të diele pamje nga Liqeni i Shirokës në Shkodër.
Në postimin në “Facebook”, kreu i qeverisë shqiptare shkruan se së shpejti varkat do jenë në dispozicion të vizitorëve.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë pamje prehëse nga Liqeni i Shirokës në Shkodër, si edhe me disa foto të modelit të varkave turistike, të cilat së shpejti do të vihen në dispozicion të vizitorëve nga Bashkia e Shkodrës, me mbështetjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ju uroj të diel të paqtë”, ka shkruar Rama.