Prokuroria thotë se kontrolli i qendrave ilegale në veri u bë me leje nga Gjykata

by informim peje

Reagime të shumta ndërkombëtare ka nxitur aksioni i Policisë së Kosovës për mbylljen e Qendrave për Punë Sociale në tri komunat veriore.

Organet e hetuesisë kanë treguar se policia hyri në institucionet paralele me lejen e gjykatës. Këtë e ka konfirmuar edhe Gjykata Themelore në Mitrovicë

banner

Aksioni i Policisë i ndërmarrë të premten, për bastisjen e Qendrave për Punë Sociale të drejtuara nga Serbia ishte kryer me lejen e Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

“Departamenti i Përgjithshëm me datë 19.02.2025 e ka lëshuar Urdhërkontrollin në katër (4) lokacione të ndryshme, të cilat kanë shërbyer si Qendra për Punë Sociale në kuadër të strukturave paralele. Dyshimet kanë qenë se në këto lokacione të pandehurit kanë kryer veprën penale: Falsifikim i dokumenteve nga neni 390, paragrafi 1 lidhur me nenin 77 të KPRK-së. Gjyqtarja e Procedurës Paraprake ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet për bastisje në këtë lokacion, por që këto qendra nuk janë mbyllur me vendim të Gjykatës”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës.

Nga gjykata i thanë Kohës se katër personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt. Të pandehurit sipas gjykatës dyshohen për kryerjen e veprës penale “falsifikim i dokumenteve”.
Në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë thanë se hetimet po vazhdojnë, mirëpo nuk ndanë informata të tjera lidhur me ecurinë e tyre.

“Kontrolli në këto qendra është zbatuar me urdhëresë të gjykatës. Hetimet në këtë çështje penale kanë filluar ndaj katër personave, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryer në vazhdimësi. Lidhur me provat e sekuestruara, në këtë fazë nuk mund të deklarohemi, meqenëse do të kryhen disa procedura shtesë në raport me të njëjtat”, kanë thënë në Prokurori.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy