Drejtori i Policisë Rajonale në Ferizaj priti Komandantin e Komandës Perëndimore të KFOR-it

by informim peje

Drejtori Rajonal i Policisë në Ferizaj, Nënkoloneli Faton Pllana, së bashku me stafin e tij, kanë pritur gjatë ditës së sotme Komandantin e Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it, Kolonelin italian Francesco Errico.

Gjatë takimit, siç bëhet e ditur në një njoftim për media, Pllana e informoi Erricon dhe stafin e tij mbi situatën e sigurisë në rajon, të cilën e vlerësoi si të qetë.

banner

Ai gjithashtu prezantoi disa nga aktivitetet e ndërmarra nga Policia Rajonale për parandalimin e incidenteve dhe aksidenteve.

Në këtë takim thuhet se u diskutua edhe për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Policisë dhe forcave të KFOR-it italian, me qëllim ruajtjen dhe forcimin e sigurisë së përgjithshme në rajon.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy