Zhduket një person në Gjakovë, familjarët dhe Shoqata për Kërkim-Shpëtim po e kërkojnë

by informim peje

Një qytetar nga Gjakova raportohet të jetë zhdukur.

Masar Vula është larguar nga shtëpia dhe akoma nuk dihet asgjë rreth vendndodhjes së tij.

banner

Familjarët kanë deklaruar se ai është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur.

Ndërsa nga Shoqata e Kërkim-Shpëtimit të Kosovës kanë bërë të ditur se tashmë ka filluar një operacion i kërkim-shpëtimit në zonën e Gjakovës pas raportimeve për zhdukjen e Masar Vulës.

“Ekipet tona janë në terren dhe po punojnë intensivisht për të gjetur personin e zhdukur, duke përdorur pajisje të kërkimit dhe duke bashkëpunuar ngushtë me autoritetet lokale.Gjithashtu, ftojmë këdo që mund të ketë informacione të vlefshme për vendndodhjen e Masar Vulës të na kontaktojë në numrin tonë të emergjencës: 045 112 102”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy