Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Burrelit.
Gazetari Enver Doçi raporton se një polic i burgut të sigurisë së lartë të Burrelit dyshohet të ketë qëlluar veten me armën e shërbimit. Ai sapo ka mbërritur në spitalin e Burrelit dhe sipas bluzave të bardha, gjendja e tij është kritike pasi ka marrë plumb në kokë.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në banesën e policit.
Grupi hetimor është në vendngjarje për të zbardhur se cili ka qenë shkaku i vetëplagosjes.
Polici ka inicialet S. N, rreth 58 vjeç.
Mat/Informacion paraprak
Rreth orës 07:00, të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Burrelit, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë në banesë shtetasi S.K., rreth 54 vjeç, punonjës policie i burgjeve. 54-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./BW