Një avion ushtarak është rrëzuar në qytetin Omdurman të Sudanit.
Numri i të vdekurve është të paktën 46 ndërsa flitet për dhjetëra të plagosur.
Ushtria tha se avioni u rrëzua gjatë ngritjes nga baza ajrore Wadi Sayidna, në veri të Omdurman, qyteti binjak i kryeqytetit Khartoum.
Mes viktimave janë pjesëtarë të forcave të armatosura dhe civilë.
A Sudanese military Antonov aircraft crashed in Omdurman, north of Khartoum, on Tuesday evening, killing the crew and several military personnel on board. Eyewitnesses said at least five civilians on the ground were also killed and dozens injured when debris from the plane struck… pic.twitter.com/PS733snFLg
— Sudan Tribune (@SudanTribune_EN) February 26, 2025
Shkaku i aksidentit nuk është dhënë.
Ministria e shëndetësisë e Sudanit tha se avioni u rrëzua në një shtëpi civile në distriktin Karrari, duke sugjeruar se kishte edhe viktima në terren./Informim.net