Pejë: Policia sekuestron një armë, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

by informim peje

Policia në Pejë ka njoftuar se sot ka ndaluar një veturë ku ka gjetur një armë, pistoletë me karikator.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

banner

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datën 26.02.2025, rreth orёs 02:00, gjatë patrullimit të rregullt nё pikё kontrolli një patrullë policore ka ndaluar veturën e markёs JEEP, ku gjatё kontrollit të personit dhe veturёs ёshtё gjetur dhe sekuestruar:

 njё (1) armё pistoletё TT M 57 7.62×25 mm

 njё (1) karikator i tё njëjtës armё.

I dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, lirohet nё procedurë të rregullt.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy