Grevë në doganat greke/ Pezullohet lëvizja në disa pika kufitare

by informim peje

Policia e Shtetit shqiptar ka njoftuar dje se ditën e sotme, nga ora 07:00 deri në 23:00, punonjësit e doganës greke në Pikat e Kalimit Kufitar (PKK) Kakavijë, Qafë Bot – Sarandë dhe Tre Urat – Përmet do të zhvillojnë një grevë, duke pezulluar lëvizjen e automjeteve.

Sipas autoriteteve greke, gjatë këtij orari do të lejohen vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe rastet emergjente shëndetësore, përfshirë ambulancat.

banner

Policia Kufitare ka apeluar për qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që kishin planifikuar udhëtime drejt Greqisë të gjejnë alternativa të tjera dhe të shmangin grumbullimet në këto pika kufitare./BW

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy