Moti sot, e shtunë 1 Mars 2025

by engel

Sot gjatë ditës parashihet të ketë vranësira intervale të shkurtra kohore me diell në disa rajone dhe po ashtu vende-vende priten riga lokale shiu. Temperaturat pritet të luhaten nga 3 deri në 14 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Luginë të Preshevës, Mal të Zi dhe Maqedoninë Veriore të shtunën pritet të mbajë mot me vranësira dhe në disa zona me intervale të shkurtra kohore me diell. Vende-vende priten riga lokale shiu, ndërsa në malet e larta fjolla bore.

banner

Të dielën na pret mot i zymtë dhe i ftohët, me reshje shiu e në viset kodrinore-malore reshje shqote e bore. Temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme.

Nga e Hëna përmirësim dhe stabizim gradual i motit. Mëngjeset do të jenë me ngrica, ndërsa ditët me rritje graduale por të sigurta të temperaturave./MeteoBallkan

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy