Tensionet në takimin në Zyrën Ovale, Marco Rubio: Zelensky duhet të kërkojë falje! Mbase ai nuk e do një marrëveshje paqeje

by informim peje

Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, në një intervistë për CNN ka deklaruar se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duhet të kërkojë falje për atë që ndodhi ditën e djeshme, në takimin në Shtëpinë e Bardhë.

“Nuk kishte nevojë që ai të hynte atje dhe të bëhej antagonist,” thotë Rubio për Zelenskyn.

banner

Ai a shtuar se të dy liderët ishin aty për të bërë një marrëveshje, por se kjo nuk mund të arrihej në atë mënyrë se si shkoi takimi.

“Duhet të nisim të kuptojmë që ndoshta Zelensky nuk e do një marrëveshje paqeje. Ai thotë se e dëshiron, por kjo mbase nuk është e vërtetë”, ka shtuar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy