Shefi I Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav ka takuar sot Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në zyrën e saj.
Sipas një njoftimi nga Presidenca e Kosovës, dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar për “zhvillimet më të fundit në vend, procesin zgjedhor dhe hapat e mëtejshëm për konstituimin e institucioneve të reja, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit”.
Tutje, në njoftim theksohet se në javët dhe në muajt në vijim zyrtarë të lartë të BE’së pritet ta vizitojnë Kosovën. Osmani me këtë rast ka theksuar “rëndësinë e largimit të masave të padrejta, të cilat përfundimisht po i dëmtojnë qytetarët e Kosovës”.

