Gjesti, njëri prej banorëve më të komentuar të Big Brother VIP Albania, ka provokuar sërish Vserlon me veprime të tij në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë.
Së fundmi, një video që po qarkullon në platformën X tregon Gjestin teksa merr një thasë të zi dhe, në një moment tensioni, tenton t’ia mbulojë kokën Vserlos.
Ky veprim ka ngritur shumë reagime, pasi nuk është hera e parë që Gjesti e provokon Vserlon në mënyra të tilla. Ndërkohë, kujtojmë se në spektaklin e kaluar, Gjesti u dënua nga Vëllai i Madh për veprimet e tij të pastra provokuese.
Ai u dërgua automatikisht në televotim pas një incidenti tjetër, ku kishte thyer vezë në kokën dhe fytyrën e dy banoreve, Vserlos dhe Olës.
Ky akt kishte shkaktuar shumë diskutime, dhe duket se tani Gjesti ka vazhduar me sjellje të ngjashme, duke nxitur tensione brenda shtëpisë.
Një nga momentet më të diskutuar është ai ku Gjesti i afrohet Vserlos me një thasë të zezë dhe e provokon, duke tentuar t’i mbulojë kokën, një veprim që krijon një situatë të tensionuar dhe që padyshim do të sjellë reagime nga të tjerët banorë.
https://twitter.com/Adrian88837293/status/1900357667022848027