Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković, mbrëmë në orët e vona u trajtua në Klinikën për sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut të Qendrës Klinike Universitare të Zagrebit për një çrregullim të përkohshëm të ritmit të zemrës me karakter benign.
Ndërhyrja ishte e planifikuar më herët dhe ka kaluar në rregull, u njoftua të shtunën nga Qeveria.
Ju informojmë se Kryeministri dje në orët e mbrëmjes u trajtua në Klinikën për sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut të KBC Zagreb për një çrregullim të përkohshëm të ritmit të zemrës me karakter benign. Ndërhyrja ishte e planifikuar më herët dhe ka kaluar në rregull – njoftoi zëdhënësi i Qeverisë, Marko Milić, në një deklaratë të dërguar për Hina.
Hina mëson jozyrtarisht se është parashikuar një hospitalizim prej 24 orësh dhe se Kryeministri i Kroacisë, Plenković, pritet të lirohet për në shtëpi sot.