Kapen në Dibër 2 persona të dënuar me vrasje, në listën e 100 më të kërkuarve në Itali

by jonzefaj

Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar nga policia në Dibër me qëllim ekstradimin.

Në kuadër të operacionit të koduar “Difficult conditions” u vunë në pranga shtetasit Andon (alias Afrim) Sina, 51 vjeç,  dhe  Niko (alias Faslli) Sina, 48 vjeç, banues në fshatin Rreth Kale Dibër (kushërinj).

banner

Këta shtetas janë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të Napolit në Itali në vitin 2006, me nga 14 vjet e 11 muaj burgim secili për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim”,  dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”.

Këta shtetas në Komunen Griciniano d’Aversa, 22.09.1999, kanë vrarë me sende të forta dhe mjetë prerëse shtetasin shqiptar B.C dhe kanë plagosur rëndë shtetasin shqiptar F.S,  për arsye të lidhura me ndarjen e të ardhurave nga aktivitete të paligjshme.

Hetimet e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Policinë Italiane, kanë bërë të saktësohet rruga e ndjekur e të arratisurve dhe kështu u bë e mundur zgjerimi i fushëveprimit të hetimit dhe u gjet vendndodhja e tyre në fshatin Rreth-Kale Dibër

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy