“A po shuhet shqipja në Zvicër?”, është pyetja retorike që shtron një emision i radios, i botuar edhe si artikull i gjerë problemor në faqen e transmetuesit publik të Zvicrës, SRF. Për të marrë një përgjigje për këtë pyetje, autori ka konsultuar shqiptarë profesionesh dhe kategorishë të ndryshme.
Në vazhdim, albinfo.ch prezanton artikullin, të përkthyer në shqipe.
Përqindja e shqipfolësve në Zvicër është në rritje prej dekadash. E megjithatë shqip flitet gjithnjë e më pak. “Deri në kopshtin e fëmijëve dija vetëm shqip”, thotë Marash Pulaj. Ai është një konsulent PR, reper dhe prezantues nga Lucerni; prindërit e tij kishin ardhur në Zvicër nga Kosova. Por gjermanishtja zvicerane ka qenë prej kohësh gjuha në të cilën ai mendon dhe mund të shprehet më saktë.
Pulaj është një nga mbi 300,000 njerëzit që flasin shqip në Zvicër – kjo është 3.5 për qind e popullsisë së zvicrës. Shqipja është pra gjuha e dytë më e madhe jokombëtare në Zvicër pas anglishtes.
Numri i shqipfolësve në Zvicër është në rritje prej dekadash. Deri në vitet 1980, ishin kryesisht punëtorë sezonalë ata që punonin në Zvicër. Ata mezi dalloheshin. Kjo edhe për faktin se shpeshherë strehoheshin në barrakat e punëtorëve, të izoluar nga shoqëria zvicerane.
Me rritjen e raprezaljeve kundër shqiptarëve në Jugosllavi, shumë emigrantë sezonalë u shpërngulën përgjithmonë në Zvicër dhe në shumë raste sollën me vete edhe familjet e tyre.
Për shkak të luftës së Kosovës në fund të viteve 1990, diaspora shqiptare u rrit përsëri. Shumica e refugjatëve u kthyen menjëherë pas përfundimit të luftës. Por disa qëndruan dhe ndërtuan një ekzistencë të re në Zvicër – dhe gjithashtu ua kaluan gjuhën shqipe fëmijëve të tyre këtu.
Integrimi dhe ndryshimi i gjuhës
Sot – dekada më vonë – komuniteti shqipfolës është pjesërisht i integruar në shoqërinë zvicerane. Ka politikanë, futbollistë, biznesmenë dhe artistë me origjinë shqiptare. Shumë prej tyre i përkasin brezit të dytë ose të tretë. Ata janë rritur në Zvicër dhe sigurisht flasin njërën nga gjuhët kombëtare në nivelin amtare. Megjithatë, jo të gjithë e flasin njëlloj shqipen.
Dhe jo të gjithë flasin shqip me fëmijët e tyre çdo ditë – një shenjë se një ndryshim gjuhësor është duke u zhvilluar. Komuniteti me origjinë shqiptare në Zvicër është në proces të humbjes së gjuhës amtare.
Shqipja, me prestigj të ulët
Gjuhëtari Naxhi Selimi nga Universiteti Pedagogjik në Schwyz ka shqyrtuar përdorimin e gjuhës nga njerëzit me origjinë shqiptare në Zvicër. Arsyet e ndryshimit të gjuhës ai i sheh në integrimin progresiv, por edhe në prestigjin e ulët të shqipes.
Disa përpiqen të shprehin dëshirën e tyre për t’u integruar gjuhësisht: “Ata nuk duan të tërheqin vëmendjen dhe për këtë arsye shmangin të folurit shqip në publik”, transmeton albinfo.ch. Këtu dëmton edhe fakti që gjuha shqipe nuk vlerësohet shumë në Zvicër – në ndryshim nga gjuhët e tjera të migracionit si anglishtja, italishtja apo spanjishtja.
Konotacioni kryesisht negativ i shqipes inkurajon kalimin në gjuhën e shumicës, thotë Naxhi Selimi: “Që nga brezi i dytë e në vazhdim, njerëzit me origjinë shqiptare flasin mes tyre edhe gjermanishten zvicerane. Shqipja përdoret pothuajse vetëm në familje, për shembull në kontakt me gjyshërit”.
Ky zhvillim është tipik për procesin e ndryshimit të gjuhës. Njerëzit me origjinë italiane në Zvicrën gjermanishtfolëse tregojnë drejtimin në të cilin mund të shkojnë gjërat: Pjesëtarët e brezit të tretë dhe të katërt zakonisht nuk flasin italisht.
Çfarë po bëhet kundër humbjes së gjuhës
Ka një dëshirë të madhe për të ruajtur gjuhën tek njerëzit me origjinë shqiptare në Zvicër. “Shumë prej nesh u rritëm me prindërit që na këshillonin të flisnim shqip,” thotë Marash Pulaj. Banori i Lucernit moderon emisionin “Fol Shqip!” për diasporën shqipfolëse. “Fol Shqip!.
Për punën e tij të moderimit, Pulaj fillimisht i qe dashur të mësonte sërish shqipen si duhet. Ai vëren te mysafirët e tij një krenari për origjinën e tyre dhe një dëshirë të fortë për të ruajtur shqipen te brezat e rinj. Por idealet dhe realiteti shpesh ndryshojnë, siç tregon hulumtimi i Naxhi Selimit.
Kurse gjuhe (mësimi plotësues në gjuhën shqipe) kunder humbjes se gjuhës
Në fund të fundit, në shumicën e kantoneve ka kohë që ka kurse të gjuhës shqipe për fëmijë me rrënjë shqiptare, siç ka edhe për shumë gjuhë të tjera migrimi. Mësimet plotësojnë mësimin me gojë në familje me bazat gramatikore.
Megjithatë, këto kurse janë vullnetare, shpesh i nënshtrohen një tarife dhe zhvillohen jashtë orarit të shkollës. Në to frekuentojnë ndoshta vetëm një pjesë e fëmijëve me origjinë shqiptare. “Kjo nuk mjafton për të ndaluar ndryshimin e gjuhës”, thotë Naxhi Selimi.
Martesat me burra/gra nga Atdheu, si shpëtim?
Të paktën fëmijët që ndjekin kurset e shqipes mund të komunikojnë më lehtë gjatë pushimeve të tyre në vendin e origjinës, thotë Selimi. Dhe këto marrëdhënie me vendet shqipfolëse, të cilat vazhdojnë të mbahen aktivisht, mund të jenë të tërthorta, ato ngadalësojnë ndryshimin e gjuhës.
Martesat lidhen rregullisht mes personave me origjinë shqiptare nga Zvicra dhe personave nga Kosova apo Maqedonia e Veriut. Në raste të tilla, gjuha e përbashkët e familjes ka gjasa të jetë shqipja, edhe nëse jetoni në Zvicër. Kjo mund ta mbajë disi të gjallë gjuhën në diasporë në dekadat e ardhshme.
Edhe pse komuniteti me origjinë shqiptare në Zvicër aktualisht po kalon një ndryshim gjuhësor, kjo nuk ka gjasa të pasqyrohet në statistikat e disa viteve.
Nga njëra anë, shumica e gjeneratës së parë pritet të jetojë edhe disa vjet deri në disa dekada. Dhe nga ana tjetër, mund të supozohet se shumë pjesëtarë të diasporës do të tregojnë shqipen si një nga (deri në tri) gjuhët kryesore në sondazhe, edhe nëse aftësitë e tyre gjuhësore janë thjesht elementare, përcjell albinfo.ch. Përkatësia në një grup gjuhësor nuk është vetëm një çështje e aftësive gjuhësore, por edhe një çështje e ndjenjës