Foto – Ky është Alban Gashi, i dyshuari për vrasjen e mbrëmshme në Prishtinë

by Nexhat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku për shkak të të shtënave të armëve dy persona fillimisht kanë mbetur të plagosur, ku njëri prej tyre për shkak të plagëve të rënda, ka vdekur,

Viktima që ka ndërruar jetë është është Naser Gashi 62 vjeç, kurse viktima tjetër që ka mbetur i plagosur dhe që ndodhet në spital është Miftar Miftari, 41 vjeçar.

banner

Ndërsa i  dyshuari për rastin e vrasjes që ndodhet ende në arrati është Alban Gashi.

Express ka arritur të siguroj foto te të dyshuarit.

Lidhur me rastin kanë reaguar edhe nga Policia si dhe nga Prokuroria.

‘‘Prishtinë 25.03.2025-22:25. Raportohet se dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë dhe si pasojë njëri nga viktimat ka ndërruar jetë në QKUK, ndërsa viktima tjetër gjendet në tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse policore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion’’, është thënë nga Policia.

Kurse nga Prokuroria Themelore në Prishtinë , kanë thënë se janë duke u ndërmarrë masa dhe veprime të nevojshme hetimore për vrasjen e djeshme në Prishtinë.

“Prokurori i shtetit në bashkëpunim dhe koordinim me organet e Policisë janë duke ndërmarrë masa dhe veprime të nevojshme hetimore mbi këtë çështje”, është thënë nga ta. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy