Maqedonci: Fakti që grupi i Radojiçiqit që kreu sulmin në Banjskë është i lirë në Serbi, rreziku për destabilizim ekziston

by Nexhat

Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci, ka thënë se me vetë faktin që grupi terrorist i cili kreu sulmin në Banjskë në shtatorin e vitit 2023, dhe që synonin aneksimin e një pjese të Kosovës, vazhdon të jetë i lirë, i mbështetur e i mbrojtur nga Serbia, ekziston rreziku që të provojnë destabilizimin e Kosovës.

Maqedonci në një intervistë për RTK-në tha se institucionet e Republikës janë aq të përgatitura saqë të mposhtin çdo rrezik që vjen për vendin,

banner

“Patjetër është theksuar nga të gjitha dikasteret tona qeveritare, është theksuar nga kryeministri shumë herë, edhe nga ministri i Punëve të Brendshme e Drejtori i Policisë, edhe nga unë, fakti se grupi po vazhdon të mbetet i lirë. Ai grup që ka kryer akt terrorist, që ka qenë një grup i organizuar, i armatosur, i uniformuar që ka synuar aneksimin e një pjese të territorit tonë, përveç që po mbetet i lirë në Serbi, po vazhdon të jetë i mbështetur e i mbrojtur pikërisht nga strukturat e sigurisë së Serbisë, brenda saj dhe shpesh jo larg kufirit me Kosovën. Dhe normalisht që ky grup vazhdon të ketë kontakte edhe me elementë, individë në veri të vendit tonë. E normalisht që ky grup vazhdon t’i ketë ato synime që ka pasur për destabilizimin e pjesës veriore”, tha Maqedonci.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy