Konfirmohet vdekja e policit 47 vjeçar në Prishtinë, rrethanat po hetohen

by Nexhat

Nië zyrtar policor i moshës 47 vjeç ka ndërruar jetë sot rreth orës 14:45 në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar Policia

banner

“Rreth orës 14:45, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën ‘Ahmet Korenica’ në Prishtinë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, mashkull, 47 vjeç, zyrtar policor.

Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarje, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe me kujdes të shtuar  po shqyrton të gjitha aspektet e rastit për ndriçimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje tragjike”, thuhet nga organet policore

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy