Haradinaj: Për të arritur aspiratat shekullore, shqiptarët janë mbajtur fort për njëri-tjetrin

by Nexhat

Ramush Haradinaj ka thënë se shqiptarët ndër shekuj, deri tek Ushtria Çlirimtare e Kosovës, janë mbajtur fort për njëri-tjetrin dhe për flamurin, për të arritur aspiratat shekullore.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook ai ka shkruar për kryengritjen e Malësisë së Madhe, të cilën e cilëson si aktin që i parapriu shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

banner

“Flamuri kuq e zi është ngritur dhe lartësuar nga figurat më të spikatura të historisë sonë kombëtare. Më 6 prill 1911, Dedë Gjo Luli bashkë me luftëtarë të Malësisë së Madhe të mbledhur e përbetuar nga 7 bajraqet, e lartësuan flamurin kuq e zi mbi Deçiq”.

“Kryengritja e Malësisë i parapriu aktit të madh të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë nga Ismail Qemali në Vlorë. Të ndarë me kufij, por me një trung dhe një gjak – kuq e zi. Lavdi e përjetshme të gjithë brezave të luftëtarëve shqiptarë! Rroftë populli shqiptar!”, shkroi Haradinaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy