38
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar në lidhje me vendosjen e një tabele sinjalizuese në Murinë, me mbishkrimin “Pec Srb”, me përmbajtje të papranueshme dhe në kundërshtim me frymën e fqinjësisë së mirë dhe respektit ndërshtetërorë të Kosovës me Malin e Zi.
Sipas njoftimit për media thuhet se pas marrjes ë informacioneve, MPJD përmes ambasadës së Kosovës në Podgoricë, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për adresimin e kësaj çështje në institucionet kompetente të Malit të Zi.
E pas këtyre hapave, MPJD njofton se tabela është larguar tashmë nga aty ku ishte vendosur