40
Lidhja Demokratike e Kosovës sot pritët zyrtarisht t`i përgjigjet letrës së kryetarit të LVV-së, Albin Kurti.
Njëri nga nënkryetarët e partisë i ka thënë redaksisë informim.net se për këtë çështje në ora 16:00 do të mblidhet kryesia e ngushtë e LDK-së.
Në këtë mbledhje do të marrin pjesë vetëm nënkryetarët e partisë (pa Gazmend Muhaxherin i cili është në udhëtim zyrtar) dhe disa zyrtarë tjerë të lartë të LDK-së.
Gjatë ditës së djeshme, zyrtarët e lartë të LDK-së kanë bërë me dije se LDK-ja nuk do të shkojë në takimin me Albin Kurtin.