Filozofi Blerim Latifi, ka bërë një reagim në lidhje me një përplasje akuzash që ka ndodh mes dy hoxhallarëve ku njëri akuzon tjetrin se ia ka marrë gruan, duke thënë se ky rast s’është i izoluar dhe se storia e tyre është tregues i një bote të errët,
Profesori i filozofisë, në postimin e tij, ka thënë se ky rast i këtyre dy hoxhallarëve mes të cilëve ka edhe akuza për dhunë në familje, tregon për një botë që është mesjetare, të prapambetur e primitive.
‘‘26 vite më parë Millosheviqi na i dogji shtëpitë dhe na vrau fizikisht, por ne triumfuam mbi të, sepse ai nuk arriti të na vriste shpirtin dhe mendjen. Atë që nuk arriti të na e bënte Millosheviqi, tash jemi duke ia bërë vetes’’, ka shkruar ai.
Në postimin e tij, Latifi ka thënë edhe se kjo botë e errët po shitet në shoqërinë tonë si model që duhet ndjekur, dhe se kjo ”rrenë e madhe”, siç ka thënë filozofi, gjen përkrahjen e politikanëve ”zuzarë”.
Postimi:
Dy imamë kanë ra në sherr me njëri-tjetrin.Njëri e akuzon tjetrin se ia ka rrëmbyer gruan.Tjetri i kundërpërgjigjet me akuzën se është i dhunshëm në familje. Dhe kjo, të nderuar miq, nuk është rast i izoluar. As vetëm storie e ndyrë e dy kodoshëve. Storia e tyre është tregues i një bote të errët, mesjetare, të prapambetur, primitive, botë në të cilën gruaja e ka statusin e një prone, të një gjësendi, të një lecke, në duart e burrave.
Sot kjo botë e errët i shitet kësaj shoqërie si model që duhet ndjekur, si një ligj i dekretuar nga Zoti. Dhe kjo RRENË E MADHE, kjo ndyrësi, sot ka gjetur vend shprehje gjithandej mediave dhe në shumë raste edhe përkrahjen nga politikanë zuzarë, të cilët, për ca vota, janë në gjendje të bëjnë pakt me çdo të keqe e idiotësi.
26 vite më parë Millosheviqi na i dogji shtëpitë dhe na vrau fizikisht, por ne triumfuam mbi të, sepse ai nuk arriti të na vriste shpirtin dhe mendjen. Atë që nuk arriti të na e bënte Millosheviqi, tash jemi duke ia bërë vetes.