Sekretari i AAK-së: Krijimi i Qeverisë i komplikuar, konstituimi i Kuvendit mund të çojë në zgjedhje të reja

by Nexhat

Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj ka folur pas takimit të sotëm me kryeparlamentarin në detyrë, Glauk Konjufca.

Nitaj ka thënë se procesi i krijimit të qeverisë është tejet i komplikuar.

banner

“Deri më tani nuk ka shenja se VV i ka siguruar numrat e nevojshëm për krijimin e qeverisë”, ka thënë Nitaj.

Ai u shpreh se gjithçka mbetet e hapur për opozitën.

“Gjithçka mbetet e hapur për opozitën, e cila si e bashkuar, e ka shumicën, sado që formulë njëkohësisht e komplikuar edhe kjo. Duket që edhe konstituimi i Kuvendit do të jetë një veprim, po ashtu i komplikuar”, tha Nitaj.

Sekretari i AAK-së tutje u shpreh se në mbledhjen e sotme me Kryetarin e Kuvendit, u tha se sipas Rregullores, Kuvendi konsiderohet i konstatuar pasi që të zgjidhen Kryetari dhe pesë nënkryetarët, përfshirë edhe dy nënkryetarët nga radhët e pakicës serbe dhe komuniteteve të tjera jo shumicë

“Sipas kësaj logjike, është e mundur që konstituimi i Kuvendit të jetë në dorën e Listës Serbe! Krejt po duket se dikush po punon që të bëhet llugë e vendi të shkojë prapë në zgjedhje”, tha Nitaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy