Hykmete Bajrami i reagon Konjufcës që relativizoi ofendimet ndaj opozitës: Hipokrizi në maksimum

by Nexhat

Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i ka reaguar Glauk Konjufcës pasi që ky i fundit sot është munduar që ta zbusë ofendimin që Albin Kurti ua kishte bërë opozitës duke i quajtur ‘‘hajvanë’’,

Bajrami, relativizmin që  Konjufca ia bëri kësaj deklarate e cilësoi si ‘‘hipokrizi në maksimum’’.

banner

”Konjufca, i pyetur nga gazetarët për fjalët “hajvanë” dhe “hajvanat”, u justifikua se ishte “gjuhë fushate”. Tha: “Normal, qohesh një mëngjes, e sheh që s’i ke numrat, dhe e ndryshon qasje.”

Por Konjufca ”harroj” që termat “hajvan” dhe “hajvanat” janë përdorur pasi janë shpallur rezultatet preliminare, pra në dritën e numrave, edhepse këta terma janë të papranushëm kurdo që thuhen.

Qasjen, Albin Kurti e ka ndryshuar vetëm kur e kuptoi që nuk i del matematika pa votën e Adem Hoxhës, alias Listës Serbe.

Hipokrizi në maksimum”, ka thënë ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy