Duda Balje, Kurtit: A është Limaj nën ndikimin e Serbisë që lypi tri ministri dhe Kryeparlamentarin

by Nexhat

Pas takimeve që kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, mbajti me kryetarë të partive joshumicë për formimin e mundshëm të qeverisë së re, doli me një akuzë për disa prej tyre.

Zyra e Kryeministrit në detyrë tha se “përveç ndërhyrjeve të Serbisë në fushatën zgjedhore dhe në zgjedhjet parlamentare në Kosovë të 9 shkurtit 2025, përmes Listës Serbe dhe kryeterroristit Millan Radoiçiq si kryetar ‘de facto’ i saj”, Serbia tash “po ndërhyn te disa prej deputetëve të komuniteteve joshumicë e joserbë, që ta sabotojë themelimin e institucioneve të reja të legjislaturës së nëntë”.

banner

Për këtë deklaratë sot foli deputetja e zgjedhur boshnjake, Duda Balje.

Për të një natë më parë analisti politik Sadri Ramabaja tha se “ka informacione se është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt”.

Duke mohuar këtë akuzë dhe duke paralajmëruar padi ndaj tij, Balje tha se s’është e vetmja që në takimin me Kurtin ka pasë kushte për të në këmbim të votës.

Ajo pyetu nëse edhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, “që i ka vendosur kushte” Kurtit është nën ndikimin e Serbisë.

Balje aludoi në takimin që u raportua se ndodhi mes Kurtit e Limajt, megjithëse asnjëra palë s’e ka konfirmuar.

“Unë jam në Kuvendin e Kosovës me votën e boshnjakëve, nuk mund të jem kundër boshnjakëve. Nuk jam unë e vetmja deputete që ka qit kushte para kryeministrit, kanë qit edhe partitë shqiptare, ka qit edhe zotëri Limaj. A është ai nën ndikimin e Serbisë pse ka lypë tri ministri dhe kryetarin e Parlamentit. Qysh veç unë dola, jo veç unë sepse ka thënë ‘disa’, por unë s’e di kush janë ata, por emrin tim kanë përmendur dhe po dua të them provojeni”, tha Balje sot në një prononcim për Indeksonline.

Ajo tha se kushti i saj për krijimin e një komune boshnjake në Kosovë nuk është kërkesa e saj personale, por një kërkesë e komunitetit të saj për Qeverinë e Kosovës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy