Kreu i KPUK-ut pritet nga i pari i Vushtrrisë/ Protestantët kërkojnë parcelë për varreza

by Nexhat

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë z. Ferit Idrizi priti në mjediset e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë kryetarin e KPUK-ut pastor Artur Krasniqi të shoqëruar nga pastor Banush Elezi, përfaqësues komunal i KPUK-ut dhe njëherit pastori i Kishës “Fjala e Zotit” në Vushtrri.

Në takim u theksua harmonia fetare në vendin tonë si një vlerë e trashëguar ndaj të cilët komuniteti ynë është i përkushtuar. Në këtë kuadër mirëpritet përkrahja e Komunës së Vushtrrisë për bashkësitë fetare.

banner

Palët u dakorduan për nevojën urgjente për zgjidhjen e pranueshme në ndarjen e parceles për Varrezat Protestante në Komunën e Vushtrrisë.

Në takim dy bashkbiseduesit u dakorduan edhe për thellimin e bashkëpunimit mes institucioneve që drejtojnë në funksion të përmirësimit të barazisë fetare në nivel komunal dhe nacional

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy