Vuçiq: Me Macron s’ndajmë mendime të njëjta për Kosovën, por po afrohemi gjithnjë e më shumë

by Nexhat

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pas takimit me presidentin e Francës Emmanuel Macron, ka thënë se nuk ndan me të mendime të njëjta sa i përket Kosovës.

Vu֛çiq thotë se Franca e ka njohur Kosovën, por shton se qëndrimet e Serbisë dhe Francës po bëhen më të ngjashme.

banner

Vuçiq ka falënderuar presidentin francez Macron për angazhimin e tij.

“Nuk mendojmë për gjithçka njësoj, gjë që është krejtësisht e qartë. Fakti është se ata e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por qëndrimet tona po bëhen gjithnjë e më të ngjashme. Jam shumë mirënjohës për presidentin Macron për kuptimin e jashtëzakonshëm të situatës sonë dhe për thellësinë me të cilën është angazhuar. Ai mund të kishte kaluar kohën ndryshe, por kaloi më shumë se dy orë duke biseduar me mua. I jam pafundësisht mirënjohës”, ka thënë Vuçiq

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy