Rohde i shkon në zyrë, Kurti e uron për “formimin e koalicionit në Gjermani”, flasin edhe për procesin në Kosovë

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Sipas njoftimit të ZKM, gjatë takimit Kurti e uroi Ambasadorin për përfundimin e suksesshëm të procesit të formimit të koalicionit qeverisës në Gjermani.

banner

Po ashtu në takim u diskutua edhe për zhvillimet aktuale në vendin tonë lidhur me formimin e qeverisë së re në Kosovë, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Gjatë takimit u trajtuan edhe tema të tjera të politikës së brendshme, përfshirë sundimin e ligjit

Një pikë tjetër e diskutimit ishte edhe masat e BE-së ndaj Kosovës, ku kryeministri Kurti përsëriti nevojën për heqjen e tyre.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy