Burri nga Kosova ther me thikë rëndë gruan e tij në sy të djalit 7-vjeç në Gjermani

by Nexhat

Samson K. (33 vjeç) dyshohet se ka therur me thikë bashkëshorten e tij, Sabrina K. (31 vjeçe), duke i shkaktuar plagë të rënda trupore.

Sipas raportimeve të mediave gjermane, viktima ka marrë pesë goditje me thikë.

banner

Siç shkruan “BILD”, pas krimit, i dyshuari është ndaluar pranë viktimës së gjakosur dhe ka realizuar një telefonatë. Një dëshmitar ka arritur ta fotografojë atë në vendngjarje.

Mediat gjermane raportojnë se çifti kishte një histori të tensionuar marrëdhëniesh.

Samson dhe Sabrina ishin të martuar prej disa vitesh dhe kishin dy fëmijë – një vajzë 4-vjeçare dhe një djalë 7-vjeç.

Sipas “BILD”, marrëdhënia e tyre ishte e trazuar prej kohësh, me konflikte të shpeshta. Samson K. më herët ishte dënuar për dhunë në familje.

Më 17 janar 2024, ai kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, duke e goditur me shuplakë dhe duke i shkaktuar plagë në fytyrë.

Pas këtij incidenti, gjykata kishte ndaluar kontaktin e tij me bashkëshorten dhe i kishte vendosur ndalim afërsie deri më 19 korrik 2024. Megjithatë, ai e kishte shkelur këtë vendim katër herë.

Ngjarja e rëndë ndodhi të martën e kësaj jave.

 Samson K. (33-vjeç) qëndron pranë viktimës së tij Sabrina K. (31-vjeçe).
Samson K. (33-vjeç) qëndron pranë viktimës së tij Sabrina K. (31-vjeçe).

Sipas raportimeve, Samson kishte tentuar të merrte vajzën nga kopshti, por personeli nuk ia kishte dorëzuar fëmijën dhe kishte njoftuar nënën.

Sabrina kishte shkuar menjëherë, kishte marrë vajzën dhe e kishte çuar te një mike. Më pas ishte nisur për ta marrë djalin nga shkolla.

Sulmi ndodhi pranë banesës së saj, kur ajo po kthehej me djalin 7-vjeçar.

Thuhet se Samsoni e kishte ndjekur dhe e kishte qëlluar me thikë, në praninë e fëmijës. Viktima u rrëzua në tokë e plagosur rëndë, ndërsa i dyshuari nuk u largua nga vendi i ngjarjes, por qëndroi aty deri në arrestimin e tij.

Sipas dëshmitarëve, ai u shpreh: “Nuk e dini çfarë më bëri ajo”. Motivi i sulmit ende nuk është bërë i ditur

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy