Albin Kurti regjistrohet si deputet, por nuk tregon asgjë për mundësinë e krijimit të qeverisë

by engel

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ende nuk i është përgjigjur mediave sa i përket formimit të qeverisë apo zgjedhjeve të jashtëzakonshme të mundshme.

Këtë nuk e bëri as sot kur kishte shkuar në hapësirat e Kuvendit të Kosovës për t’u regjistruar si deputet i zgjedhur.

banner

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti nuk është përgjigjur as për refuzimin e ftesës për konsultim që i bëri kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë ditës së martë. Përgjigje nuk dha as nëse do t’i ftojë partitë e tjera, transmeton KosovaPress.

Të mërkurën, Kurti gjatë vizitës në Koshare u pyet nga mediat për refuzimin e Abdixhikut, por nuk u përgjigj.

Kryeministri në detyrë kishte ftuar kryetarin e LDK-së për takim konsultues gjatë ditës së djeshme në tri orare të ndryshme.

Por në përgjigje, kreu i LDK-së theksoi se gjuha e LVV-së karshi LDK-së ka pamundësuar bashkëpunimin e mundshëm në mes të këtyre dy taborëve politikë, për formimin e Qeverisë së re.

Kurti dje nuk dha përgjigje edhe kur u pyet nëse do të ketë ftesa për takime me partitë tjera.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot është regjistruar si deputet në Kuvendin e Kosovës, proces i cili ka filluar në orën 09:00 dhe do të zgjas deri në orën 16:00.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy