Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mbajtur sot takim me Grupin e ri Parlamentar të partisë që ai drejton.
Në këtë takim, sipas Abdixhikut, u bashkuan deputetët e rinj me ata me përvojë, për të vazhduar angazhimin politik të LDK-së në Kuvendin e Kosovës.
Ai theksoi rëndësinë e përfaqësimit të zërit të mbi 171 mijë qytetarëve që votuan për këtë subjekt politik në zgjedhjet e fundit.
“Nga takimi i parë i Grupit të ri Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Mes deputetëve të rinj e atyre me plot përvojë, mes zërit të 171 mijë votuesve tanë, në rrugëtimin e palëkundur për Lidhjen tonë, për Republikën tonë, për qytetarët tanë!” – shkroi Abdixhiku në një postim në Facebook.
“Një zë, një shtëpi, një qëllim!”, tha Abdixhiku në fund të postimit të tij, duke theksuar unitetin dhe vizionin e përbashkët të grupit parlamentar të LDK-së për mandatin e ardhshëm.