Avdullah Hoti, deputet i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është sqaruar për mospjesëmarrjen në mbledhjen e parë të Grupit të ri Parlamentar të subjektit në të cilën ai bën pjesë.
Në një postim në Facebook, ai ka treguar arsyen se pse nuk ishte në mbledhjen e lartcekur.
“Siç kam njoftuar edhe në organet e partisë, për shkak të angazhimeve akademike nuk kam qenë i pranishëm në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar”.
“Na priftë e mbara!”, ka thënë Hoti.
Për këtë takim, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka theksuar se LDK-ja është një zë, një shtëpi dhe një qëllim.
“Nga takimi i parë i Grupit të ri Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës”.
“Mes deputetëve të rinj e atyre me plot përvojë, mes zërit të 171 mijë votuesve tanë, në rrugëtimin e palëkundur për Lidhjen tonë, për Republikën tonë, për qytetarët tanë!”, ka thënë Abdixhiku