Një helikopter u rrëzua në lumin Hudson në qytetin e Nju Jorkut të enjten. Të gjashtë personat që ndodheshin në bord në helikopterin Bell 206 humbën jetën, raportoi Associated Press duke cituar burime.
Departamenti i Zjarrit tha se mori një raport për një helikopter në ujë në orën 15:17 me orën lokale. Video të postuara në rrjetet sociale tregonin Bell 206 të zhytur me kokë poshtë në lumë. Zyrtarë të shumtë, në varka shpëtimi, ndodheshin në vendngjarje.
ABC News raportoi se helikopteri ishte 21 vjet i vjetër dhe kishte qenë në ajër për 15 minuta përpara se të rrëzohej. Sipas grafikëve të faqes për ndjekjen e fluturimeve FlightRadar, kishte gjasa që helikopteri ishte ngritur nga heliporti i Downtown Manhattan në Nju Jork.
Kush ndodhej në helikopterin që u rrëzua në lumin Hudson?
Një familje nga Spanja, 2 të rritur dhe tre fëmijë, si dhe një pilot ndodheshin në bord, raportoi ABC Neës. Publikimi shtoi se helikopteri po kryente një fluturim panoramik për turistët, në atë zonë.
Agustin Escobar, president dhe CEO i Siemens në Spanjë, bashkëshortja e tij dhe tre fëmijët e tyre u identifikuan si viktimat.
FAA ka publikuar një deklaratë paraprake, ku thuhet: “Një helikopter Bell 206 u rrëzua dhe është zhytur në lumin Hudson në qytetin e Nju Jorkut. Numri i personave në bord është i panjohur për momentin. FAA dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit do të hetojnë. @NTSB do të udhëheqë hetimin dhe do të japë çdo përditësim.”