Krasniqi: Nëse VV s’mundet ta formojë Qeverinë, radha është e jona

by Nexhat

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka deklaruar se janë të gatshëm t’u ofrojnë qytetarëve dhe vendit një qeveri tjetër.

Ai ka thënë se nëse VV nuk mund ta formojë Qeverinë, radha është e PDK-së.

banner

“Është një radhë shumë normale e legjitimitetit që, në rast se i pari dështon, atëherë i dyti merr mandatin. Presidentja do të duhej, në rastin e dështimit të z. Kurti si i pari në këto zgjedhje, të na ftojë neve për ta mandatuar kandidatin tonë. Ne e kemi mandatuar Bedri Hamzën. Jam i bindur se ai është përtej një figure partiake; është një figurë e pranueshme edhe për partitë e tjera politike dhe qytetarët në përgjithësi, pa dallim të votave që kanë dhënë më 9 shkurt. Do të mund të vendosnim interesat e vendit mbi interesat dhe kërkesat partiake që mund të kenë partitë”, tha Krasniqi.

Sipas tij, Kushtetuta e Kosovës parasheh që më datë 15 të konstituohet Kuvendi.

“Nuk është e thënë që ne patjetër të votojmë. Krejt çka presim është që më 15 të propozohet kryetari i Kuvendit, dhe ne të propozojmë nënkryetarët. Pse duhet të jetë problemi të votohet kryetari i Kuvendit? Nuk është telashe të bëhen 61 vota. Unë vetëm shpresoj që do të ketë respektim, së pari të vullnetit qytetar, votës së qytetarit, dhe Kushtetutës së Kosovës. Të martën, partia e parë duhet të propozojë kryetarin e Kuvendit – kjo është me rëndësi të ndodhë. Në momentin që ndodh kjo, jam i bindur se nuk do të ketë asnjë telashe që të bëhen 61 vota.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy