Osmani: Jemi të gatshëm të ndajmë me Sirinë, përvojën e ndërtimit të institucioneve demokratike

by Nexhat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar për takimin që ka pasur në Turqi me presidentin sirian, Ahmed al Sharaa. Osmani ka thënë se ky takim i parë me presidentin sirian është për të hapur kapituj të ri bashkëpunimi mes dy vendeve,

Presidentja ka thënë se Kosova dhe Siria ndajnë të njëjtën dhimbje dhe sfida, andaj Kosova mund ta ndihmojë Sirinë në ndërtimin e institucioneve demokratike

banner

“Kosova dhe Siria ndajnë plagë të njëjta: dhimbjen e luftës, shpërnguljen, e sfidat e rindërtimit, ndaj Kosova është e gatshme ta ndajë përvojën e saj në ndërtimin e institucioneve demokratike”, ka shkruar Osmani.

Njoftimi I plotë:

Populli i Kosovës dhe populli i Sirisë kanë përjetuar vuajtje të panumërta nga regjime diktatoriale e gjenocidale, në luftën e tyre për të qenë të lirë.

Sot, me Presidentin e Sirisë së lirë, z. Ahmed al Sharaa, kishim takimin tonë të parë për ta hapur kapituj të ri bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona.

Kosova dhe Siria ndajnë plagë të njëjta: dhimbjen e luftës, shpërnguljen, e sfidat e rindërtimit, ndaj Kosova është e gatshme ta ndajë përvojën e saj në ndërtimin e institucioneve demokratike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy