Kurti pret ambasadorin italian në takim lamtumirës, e falënderon për mbështetjen

by Nexhat

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Zyra e Kryeministrit në njoftim tha e Kurti shprehu vlerësimin për angazhimin e De Riut në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe gjatë mandatit të tij si ambasador në Kosovë.

banner

“Përgjatë bisedës, bashkë reflektuan mbi rezultatet dhe projektet dypalëshe si ai i zbatimit të marrëveshjes së patentë shoferëve Kosovë-Itali, promovimi i turizmit në Kosovë, kontributi i Italisë në sigurinë e vendit përmes pranisë së trupave të KFOR-it, mbështetja për bashkëpunimet në bujqësi, nisma të rëndësishme në fushën e kulturës dhe arsimit, ku është vërejtur rritje e interesimit të studentëve nga Kosova për studime në Itali”.

Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin për mbështetjen e tij dhe të shtetit të Italisë ndaj Kosovës dhe i uroi suksese në angazhimet dhe detyrat e tij të radhës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy