Presidenca e Sirisë i referohet Kosovës si Republikë kur njofton për takimin e presidentit tyre me Osmanin

by Nexhat

Presidenca e Sirisë në njoftimin që kanë publikuar për takimin e presidentit të tyre Ahmad Al-Shara me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, i janë referuar Kosovës si Republikë, ndonëse Siria ende s’e ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Republikës së Kosovës, .

“Presidenti i Republikës Arabe të Sirisë, z. Ahmad Al-Shara, dhe Shkëlqesia e Tij, Ministri i Punëve të Jashtme, z. Asaad Al-Shaibani, u takuan me Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalisë”, thuhet në njoftimin që ka publikuar presidenca e Sirisë.

banner

Në takimin mes dy presidentëve i mbajtur në Antalya, kanë qenë në tavolinë edhe flamujt shtetëror

Presidentja Osmani e ka konsideruar këtë takim si hapje e rrugës së bashkëpunimit mes dy shteteve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy