Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për regjistrimin e sotëm të deputetëve të Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit, sipas vendimit nga mbledhja e përbashkët e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, me përfaqësues të subjekteve politike parlamentare.
Gjatë ditës së sotme janë regjistruar deputetë nga radhët e PDK-së dhe LDK-së, por edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, shumica e të cilëve e kanë kryer dje regjistrimin.
Po sipas këtij vendimi, të hënën, më 14 prill, do të regjistrohen deputetët e AAK-së, Listës Serbe dhe të komuniteteve të tjera joshumicë.
Seanca konstituive e Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit do të mbahet të martën, më 15 prill, në orën 10:00.

