Mërgimtaret po anulojnë udhëtimet në Kosovë – shkak tensionet e krijuara, thotë “GERMIN”

by informim

Të gjithë mërgimtarëve që kanë marrë rrugën për në Kosovë u është bërë thirrje që të mos kalojnë nëpër Serbi, për shkak të protestave të fundit në territorin serb në rrugët që lidhin dy vendet.

Sihana Bejtullahu nga organizata GERMIN, e cila merret kryesisht me çështje të diasporës, bëri të ditur se deri më tani ka pasur raste të shumta kur janë anuluar udhëtimet e mërgimtarëve për të ardhur në Kosovë.

banner

“Ne mundohemi që t’i këshillojmë për të ndjekur rrugët më të sigurta. Ka pasur shumë raste kur i kanë anuluar udhëtimet e tyre, posaçërisht me familje për të ardhur në Kosovë. Andaj, ne vazhdimisht bëjmë thirrje që me i përcjell te gjitha informatat zyrtare nga institucionet, që nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, por edhe nga Policia e Kosovës që të ndjekin rrugë të sigurta, sepse nuk duam që të kemi asnjë lloj keqtrajtimi të mundshëm”, deklaroi Bejtullahu në një emision.

Përveç tani, Bejtullahu tha se janë raportuar edhe më herët raste ku nuk u është bërë trajtim i njerëzishëm qytetarëve nga diaspora, të cilët kanë zgjedhur rrugën e Serbisë për të ardhur në Kosovë.

“Jo vetëm në këtë kohë kur kemi krizë të raporteve me Serbinë, ka pasur edhe më herët raste që janë raportuar tek ne si vështirësi, e po ashtu trajtim jo i duhur dhe i njerëzishëm që i u është bërë qytetarëve tanë që jetojnë në diasporë, të cilët kanë zgjedhur rrugën e Serbisë për të ardhur në Kosovë”, theksoi tutje.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka njoftuar se momentalisht nuk është i mundur kalimi i autobusëve dhe kamionëve e as veturave me targa kosovare në ato pjesë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy