Fushata zgjedhore, “beteja” zhvendoset në Itali – Rama dhe Berisha 100 kilometra larg njëri-tjetrit

by Nexhat

Dy ditë pas çeljes së fushatës elektorale, Rama dhe Berisha do të masin forcat në diasporë. Të dy janë shpërngulur në Itali në takime paralele me emigrantët, në Milano dhe Breshia.

Kryesocialisti prej 1 muaji ka nisur përgatitjet për këtë takim, ndërsa kryedemokrati nuk mbetet pas, kur vetëm disa ditë më parë njoftoi se do të ishte në Breshia.

banner

Rama dhe Berisha do të jenë vetëm 100 kilometra larg njëri-tjetrit, për të treguar në numra, mbështetjen nga emigrantët, në vendin me regjistrimet më të larta nga diaspora.

Mbi 90 mijë emigrant shqiptarë janë regjistruar për të votuar nga Italia, ose thënë ndryshe 1/3 e totalit.

Vetëm dy ditë ndajnë nga mbërritja e zarfeve të para në Europë, dhe nga 15 prilli emigrantët do të japin verdiktin e tyre të parë

Takimi i Ramës fillon në orën 15, ndërsa ai i Berishës në orën 16. Përveçse një përballje se kush mbush më shumë sallën në dy qytetet më të mëdha të Lombardisë kjo, do të jetë edhe një betejë audience./abcnews/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy