Abdixhiku: Kurti nesër s’mund të betohet si deputet pa dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit

by Nexhat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka ngritur shqetësime lidhur me pjesëmarrjen e kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe disa ministrave të tij në seancën konstituive të Kuvendit, e cila pritet të mbahet nesër, më 15 prill.

Në RTV Dukagjini, Abdixhiku theksoi se sipas Kushtetutës dhe praktikës demokratike, askush nuk mund të jetë njëkohësisht deputet dhe anëtar i Qeverisë.

banner

“Një kryeministër dhe një ministër nuk mund të ulet në ulësen e deputetit pa dhënë paraprakisht dorëheqje. S’mund të jesh edhe deputet edhe anëtar i qeverisë. Kurti mund të japë dorëheqje aty për aty dhe gjithçka është në rregull”, tha ai.

Abdixhiku theksoi se kjo situatë mund të jetë një taktikë politike e Qeverisë në detyrë për të zvarritur kohën dhe për të mos e përmbyllur konstituimin e institucioneve në afatet kushtetuese

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy