Abdixhiku godet Kurtin për votat e deputetëve minoritar: Nuk mundesh edhe t’i akuzosh për bashkëpunim me Serbinë, e pastaj t’ju ofron ministri?

by Nexhat

Lumir Abdixhiku, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) ka goditur kryeministrin në detyrë Albin Kurti rreth votës së deputetes boshnjake, Duda Balje.

Abdixhiku ia ka kujtuar liderit të Lëvizjes Vetëvendosje qysh e akuzoi për lidhje me Serbinë[deputeten Balje], e sot sipas Abdixhikut, i ka ofruar post ministror.

banner

“Nuk mundesh edhe të akuzosh për bashkëpunim me Serbinë e t’i rrezikosh deputetët minoratorë të Kosovës, e në anën tjetër t’ju ofrosh ministri? Kjo është bazike. Mesazhi im për ta është të mbajnë duart hapur”, tha ai në RTV Dukagjini.

Tutje kreu i LDK-së ka thënë se deputetët e pakicave duhet të jenë të hapur me të gjitha partitë shqiptare.

“Sepse ashtu i mbrojnë interesat e komuniteteve të tyre dhe ky ka qenë një rregull i mirë demokratik në Republikën e Kosovës dhe nuk ka pas intereferime të deritanishme”.

‘Në këtë moment, sidomos në javët e fundit ka pas interferime deri në thirrjen e Këshillit të Sigurisë të Kosovës duke atakuar specifikisht deputet të caktuar. Tani kjo çështje mund të mos jetë paradoksale, mund të ketë infiltrime tek deputet të caktuar nga agjenda të jashtme por bëhet paradoksale kur të njëjtëve deputet sot iu ofron ministri. Pra, s’mundesh në njërën anë ta akuzosh dikë që është i lidhur me Radojçiqin dhe Serbinë e sot dikujt….sot derisa flasim këtu ka ofertë konkrete për qeverisje e ministri”, ka thënë ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy