Pse LDK-ja votoi kundër raportit për verifikimin e mandateve të deputetëve? – flet Zemaj

by Nexhat

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, tha se LDK-ja votoi kundër raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve të deputetëve, për shkak se nuk përmban të dhënat e sakta të Komisionit zgjedhor të Republikës së Kosovës, për arsye që nuk është shpërndarë me kohë dokumentacioni sa i përket dorëheqjes së kryeministrit.

” Për të siguruar siguri kushtetuese që nuk janë shkelur akti më i lartë juridik i Kosovës, ne kemi kërkuar dokumentacion shtesë të paraqitur në komision, një letër e dërguar sot nga kryeministri, e cila do të duhej te shpërndahej të gjithë qytetarëve të Republikës po ashtu edhe KQZ-së dhe presidentes në ditën që është bërë publikimi i rezultateve, para certifikimit të zgjedhjeve. Ne nuk besojmë që ky kryeministër aktual, i cili tashmë ka dhënë dorëheqje nuk besoj që ky prap nuk do ta shkeli kushtetutën”, tha Zemaj, 

banner

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy