Gërvalla: Të dëshpëruar sulmin e kanë orientuar jo vetëm kah fituesi, por edhe ndaj vetë Republikës

by Nexhat

Bashkëkryetarja e partisë Guxo, Donika Gërvalla, ka akuzuar partitë që votuan kundër raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit në seancën e sotme konstiuive për sulm ndaj “funksionimit të Republikës”, duke thënë se kjo “nuk duhet të mbetet pa pasoja”.

PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, që votuan kundër këtij raporti me arsyen se Albin Kurti dhe ministrat e tij, përfshirë edhe Gërvallën nuk dhanë dorëheqjes siç iu kërkohet nga ligji, ajo i quajti “bllokues”.

banner

“Maskat ranë dhe bllokuesit po shihen. Opozita e vjetër dhe e re në Kuvendin e Kosovës sot votoi kundër konstituimit të Kuvendit, kundër vetvetes dhe kundër rezultateve të certifikuara të KQZ-së. Ka pasur situata kur janë bllokuar qeveri përmes bojkotit apo votës kundër, por që deputeti i zgjedhur me votën e qytetarit, përfshi këtu edhe ata të përzgjedhurit e postierit në Zvicër e Gjermani, të votojë kundër vërtetimit të thjeshtë e formal të mandatit të vet, nuk ka ndodhur”.

Ajo tha se “pikërisht këto janë metodat  e atyre që, të dëshpëruar nga humbja për herë të dytë e pushtetit, tash sulmin e kanë orientuar jo vetëm kah fituesi bindës i zgjedhjeve, por edhe kah funksionimi i Republikës së Kosovës”.

“Ky sulm ndaj funksionimit të vet Republikës nuk duhet të mbetet pa pasoja”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy