Monika Kryemadhi në SPAK: Martesa me Metën, kapitull i mbyllur! Yuri Kim urdhëroi “rrëmbimin” e ish-presidentit

by Nexhat

Deputetja Monika Kryemadhi ka folur për herë të parë pas divorcit me Ilir Metën, duke e cilësuar përfundimisht të mbyllur këtë kapitull të jetës së saj personale dhe politike. Deklarata u bë pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku ajo u paraqit në kuadër të masave të vendosura ndaj saj nga drejtësia.

“Martesa me Ilir Metën është një kapitull i mbyllur. S’kam përse të kem seancë pajtimi për një marrëdhënie që është vendosur të përfundojë. Nuk i lutem askujt për t’u pajtuar”, deklaroi Kryemadhi para gazetarëve.

banner

Megjithëse tashmë zyrtarisht e divorcuar, Kryemadhi nuk i kurseu akuzat ndaj drejtësisë dhe ish-ambasadores amerikane Yuri Kim, të cilën e cilësoi si autore të “rrëmbimit” të Ilir Metës.

Rrëmbimi i Metës është bërë me urdhër të Yuri Kim, një grua me inate personale që sot është askushi. Ajo i premtoi drejtësisë parajsën, por në fakt, i dha Ramës mundësinë për të realizuar hakmarrjen personale përmes institucioneve”, u shpreh ajo.

Pavarësisht përfundimit të marrëdhënies bashkëshortore, Kryemadhi deklaroi angazhim të plotë në fushatën zgjedhore për të mbështetur Metën, duke theksuar se këtë e bën për hir të fëmijëve të tyre.

“Jam përfshirë në fushatë për babain e fëmijëve të mi. Ndoshta pak më shumë për shkak të tyre. Ata janë me mua në çdo hap, në çdo takim. U bëj thirrje të gjithë anëtarëve të Partisë së Lirisë, të rinj e të vjetër, që më 11 maj të votojnë Ilir Metën – pavarësisht marrëdhënieve personale që kanë me mua apo me të”, përfundoi Kryemadhi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy