Kuvendi i Kosovës del me njoftim zyrtar por nuk ofron zhbllokim të situatës

by engel

Kuvendi i Kosovës nuk arriti ta përmbyllë seancën konstituive të Legjislaturës së Nëntë, pasi dështoi votimi i raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve të deputetëve.

Në njoftimin zyrtar të lëshuar nga faqja e Kuvendit, thuhet se është njoftuar Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, për ndërprerjen e seancës dhe hapat e mëtejmë institucionalë.

banner

Seanca nisi sipas dekretit të Presidentes dhe u drejtua nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari (VV), i shoqëruar nga deputetja më e re, Sala Jashari (PDK).

Në sallë ishin të pranishëm edhe ambasadorë dhe përfaqësues të misioneve diplomatike.

Fillimisht u formua Komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve, ku secila parti politike propozoi nga një anëtar. Komisioni e miratoi raportin me shumicë, të cilin më pas e prezantoi deputeti Artan Abrashi.

Por kur raporti u hodh në votim në Kuvend, nuk arriti të marrë shumicën e nevojshme. Vetëm 52 deputetë votuan pro, 46 kundër dhe 11 abstenuan.

Për pasojë, kryesuesi Dehari ndërpreu seancën, pas konsultimeve me partitë politike, dhe theksoi se do të njoftohet Presidentja Osmani për veprimet e radhës.

Njoftimi i plotë:
Nga punimet e seancës konstituive Konform vendimit të presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kuvendi i Republikës së Kosovës u mblodh sot në seancë për konstituimin e Legjislaturës së Nëntë.

Seanca nisi punimet nën drejtimin e deputetit më të vjetër të legjislaturës, Avni Dehari (VV), i ndihmuar nga deputetja më e re, Sala Jashari (PDK).

Në seancë ishin të pranishëm edhe ambasadorë e përfaqësues të tjerë të misioneve diplomatike në vendin tonë.

Kryesuesi i seancës, Dehari, fillimisht uroi deputetët për mundësinë e përfaqësimit të qytetarëve gjatë këtij mandati, si dhe përshëndeti ambasadorët dhe mysafirët e tjerë të pranishëm, duke proceduar më pas me rendin e ditës.

Në vijim u paraqitën propozimet për formimin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve. Partitë politike propozuan nga një anëtar të këtij komisioni, i cili mori mbështetjen e Kuvendit.

Pas mbledhjes së Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, raportin e të këtij komisioni e paraqiti deputeti Artan Abrashi, sipas të cilit ky raport në komision ka kaluar me shumicë votash.

Pas prezantimit të raportit, kryesuesi Dehari e hodhi në votim atë. Raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve nuk mori votat e mjaftueshme të deputetëve për miratim. Kështu, për raportin votuan 52 deputetë, 46 votuan kundër, ndërsa 11 abstenuan.

Në këto rrethana dhe pas një konsulte me përfaqësues të subjekteve politike, kryesuesi Dehari njoftoi për ndërprerjen e seancës, me qëllim që të njoftohet Presidentja për hapat e mëtejmë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy