DETAJE/ Përparim Gruda tregon se çka ndodhi brenda komisionit: M’fal ama kjo nuk është dorëheqje – Lista Serbe abstenuan

by Nexhat

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka thënë në “Pressing” të T7, se ligji e parasheh qartë që kryeministri e ministrat duhet të japin dorëheqje para certifikimit të rezultateve.

Ai ka thënë se sot në komision Lista Serbe ka abstenuar.

banner

“Kemi një ligj për Qeverinë i cili obligon kryeministrin dhe ministrat me dhënë dorëheqje para certifikimit të rezultateve. Ligji thotë shprehimisht Qeverisë në detyrë”.

“Situata është e pastër, duhet të japin dorëheqje. Sot unë si jurist dhe deputet i ri nuk kam mundur me shku në një mbledhje me thënë valla kjo është mirë. Unë e ngrita këtë çështje në komision, thsh nuk mund ta kalojmë këtë pa dhënë dorëheqje”.

“Unë thash kjo nuk është dorëheqje, edhe të njëjtin mendim e mbante edhe përfaqësuesi i LDK-së dhe AAK-së. Përfaqësuesi i Listës Serbe ka abstenu në komision, komunitetet dhe Vetëvendosja ka votu pro”, ka thënë Gruda.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy