Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Jehona Lushaku, ka thënë se ajo kishte dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetares së Komunës së Prishtinës para certifikimit të rezultateve.
Kjo për të respektuar Kushtetutën e Ligjet në fuqi.
“Kur flasim për dorëheqjen si obligim kushtetues dhe akt etik, unë kam dhënë dorëheqje para certifikimit nga posti ekzekutiv i Nënkryetares së Komunës së Prishtinës. Këtë vendim e kam marrë për të respektuar Kushtetutën, Ligjet në fuqi dhe Parimin e ndarjes së pushtetit. Kuvendi duhet të jetë shembulli i demokracisë e deputetët garantët e kushtetutshmërisë”, ka shkruar ajo në Facebook.
PDK, LDK, AAK po kërkojnë nga kryeministri e ministrat të japin dorëheqje sepse s’mund të jenë edhe deputetë edhe në pozita ekzekutive