Dyshja e papritur, Johnny Depp dhe Madelyn Cline kanë filluar xhirimet për një film të ri

by jonzefaj

Xhirimet kanë filluar në Spanjë për filmin e ri të Johnny Depp, “Day Drinker”, me regji të Marc Webb, ku ai luan bashkë me Madelyn Cline dhe Penélope Cruz.

Në fakt, në foton e parë të publikuar në rrjetet sociale, e shohim protagonistin të panjohur.

banner

Ajo që ne dimë është se ai luan një mysafir “misterioz” në një jaht privat, i cili takohet me një banakier(Madelyn Cline, ndoshta e njohim nga “Outer Banks”).

Filmi shënon rikthimin e tij të parë të madh në kinemanë amerikane pas vendimit në 2022 në padinë për shpifje kundër ish-bashkëshortes së tij, Amber Heard. Që atëherë, aktori është fokusuar në projekte evropiane, si filmi francez “Jeanne du Barry” dhe vepra e tij regjisoriale “Modì”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy