Kurti me postim pasi VV e humbi argumentin për seancën konstituive, qeverinë e tij e quan “kabinet në krye të detyrës”

by Nexhat

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka postuar në Facebook, disa vendime të Qeverisë, në kohë kur PDK-LDK-AAK po i kërkojnë të zbatojë ligjin e të jap dorëheqje sepse s’mund të jetë edhe kryeministër edhe deputet.

Përndryshe, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ia ka kthyer letrën kryesuesit të seancës Avni Dehari, që senca duhet të vazhdojë para 48 orëve – që nënkupton nesër në ora 12:00.

banner

Rrjedhimisht, Lëvizja Vetëvendosje humbi argumentin juridik për seancën konstituive.

E derisa ka shkruar për vendimet, Kurti Qeverinë e tij e ka quajtur si “kabinet në krye të detyrës”, mbase për të ironizuar me kërkesat e opozitës që ai dhe ministrat të japin dorëheqje

Kurti në këtë postim ka treguar për vendimet që kanë marrë, që lidhen edhe me emërime si atë në Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Rajonale Ujësjellësit “Hidrogjioni Jugos Sh. A”, Prizren.

Po ashtu, u aprovua edhe kërkesa përhuamarrje në vlerë prej 10 milionë euro për Telekomin e Kosovës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy